Rekord rastesh të reja me koronavirus në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 421 qytetarë pozitivë nga 1744 testime të kryera për persona të dyshuar me Covid.
Mësohet se 118 të infektuar janë shëruar nga virusi i rëndë ndërsa 7 të tjerë e kanë humbur betejën, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 543 prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
NJOFTIMI I MINISTRISË
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,
15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,
11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,
8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,
6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,
4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,
2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (5 nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 421
- Të shëruar ne 24 orë 118
- Të shtruar në spitale 346
- Humbje jete në 24 orë 7
- Testime ditore 1744
- Testime totale 133,291
- Raste pozitive 22,721
- Raste të shëruara 11,696
- Raste Aktive 10,482
- Humbje jete 543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 5299
- Durrës 913
- Fier 806
- Korçë 664
- Shkodër 594
- Lezhë 456
- Elbasan 482
- Vlorë 441
- Berat 318
- Kukës 235
- Gjirokastër 172
- Dibër 102





