Dy persona janë vënë në pranga në lidhje me tentativën për të trafikuar 2.6 tonë kanabis me një kamion. Autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim edhe një person tjetër, ndërsa skema për trafikun e drogës u bllokua në Malit të Zi.
Sipas Tvklan.al, dy personat e kapur janë Arlind Tabaku, 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, të dy banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se kamioni me drejtues Elvis Çalik, i cili është vënë në pranga, ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të Shurdhit. Ky i fundit është ndihmuar nga 36-vjeçari Tabaku dhe personi tjetër i shpallur në kërkim.
Policia thotë se ka sekuestruar prova të shumta materiale që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale.
Autoritetet thotë se po vijojnë punën në bashkëpunim edhe me homologët malazezë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.





