Lidhjet në distancë janë shumë të vështira për të qenë të shëndetshme dhe në shumicën e rasteve dështojnë.

Një telefonatë apo bisedë ‘online’ asnjëherë nuk është aq e mirë sa realiteti dhe trupi mund të ndjejë dhimbje fizike e shpirtërore nga mungesa e një personi.

Lidhjet në distancë gjithashtu kanë avantazhet e veta unike, e të cilat nuk mund të mos i keni dëgjuar më parë.

E keni jetën tuaj

Padyshim që dëshironi të kaloni kohën me partnerin, por nëse do të kishit qenë në të njëjtin qytet vazhdimisht do të mendonit kohën se kur duhet të kaloni kohën së bashku, e kur jo. Nëse jeni vetëm dhe dëshironi të kaloni një natë me shoqet, nuk duhet të ndjeheni fajtore që nuk e keni marrë partnerin me vete.

Komunikimi

Duke marrë parasysh që lidhja përfshin shumë komunikim, ju keni mjaft kohë për të praktikuar mënyrën se si shpreheni dhe dini se si të artikuloni atë çfarë dëshironi dhe çfarë keni nevojë.

Gjërat e vogla kanë më së shumti rëndësi! Përderisa fjetja me partnerin është një gjë e mirë për shkak se keni mundësi ta përqafoni, të flini zhveshur dhe të bëni seks vonë pas mesnate, duhet pranuar se edhe fjetja e vetme në një shtrat do t’ua pushojë trupin dhe do të ndjeheni jashtëzakonisht mirë.