Në prangat e policisë ka rënë një 35-vjeçar nga Tirana pasi ka goditur me grusht kolegun e tij dhe i ka marrë telefonin celular.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, kolegun e tij, shtetasin O. K., 39 vjeç, si dhe i ka marrë atij celularin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.