Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Marshejë pasi plagosi aksidentalisht fqinjën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetësja me ininciale F.Gj, 69-vjeçe ka mbetur e plagosur aksidentalisht, pasi teksa ishte duke lakuar rrugën fqinji i saj shtetasi D.R e ka qëlluar në këmbë me një saçme fisheku arme gjahu.
69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër
Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.
69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





