Procedohen penalisht 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, një prej të cilëve nga Durrësi dhe dy të tjerë babë e bir nga Kruja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Manzë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa efektivët e Krujës proceduan penalisht shtetasit S. Ç., dhe A. Ç. (babë e bir), banues në Larushk, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.