Bie në prangat e Policisë së Durrësit një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan shtetasin B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”.
Më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe i ka paraqitur atyre lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.





