Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar të cilit iu gjet 1 kilogram kokainë.

I riu ndodhej pranë qendrës tregtare Puntadiferro. Pasi doli nga makina e tij, policët e panë duke fshehur dy pako të dyshimta brenda xhaketës së tij.

Polët e ndaluan për një kontroll rutinë dhe gjetën të fshehura poshtë xhaketës dy dozat e kokainës.

Agjentët më pas kontrolluan edhe makinën për t’u siguruar që nuk kishte drogë tjetër.

Brenda një zgavre të montuar në kokainë blutë arritën të gjenin 1 kilogram “miell”.

Shqiptari me banim  të paligjshëm në Itali u arrestua në flagrancë dhe më pas u dërgua në burg.