Mediet spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë.
Sherri për 5 euro është bërë shkaku që i ka marrë jetën të riut.
Familja e tij denoncoi në media se djali i saj, Artjol Ramaj ishte zhdukur që prej 2 marsit.
Sipas së ëmës, Valentinës, djali i saj kishte shkuar në Spanjë për të punuar dhe prej 2 marsit kishin humbur kontaktet.
Kanë qenë vetë familjarët të cilët kanë treguar se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin.
“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur”, tha Valentina e tronditur.





