Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjës.
Mësohet se dy mjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë private, duke përfunduar në trotuar, por fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.
Në aksident janë përfshirë makina tip “Toyota”, e cila ishte shërbim taxi, ku udhëtonte një mësuese dhe taksisti të cilët mbetën të lënduar, dhe mjeti tip “Audi”.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë si dhe të ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të dëmtuarit, të cilët janë dërguar në spital.





