Pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku një vajzë përdhunohet nga një person, ndërkohë një tjetër e filmon, ka reaguar Policia e Shtetit.
Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, bëri me dije se po hetohet për identifikimin personave të përfshirë në ngjarje. Po ashtu mësohet se policia do të marrë dhe videon origjinale nga portali JOQ, që të bëhet kështu më e lehtë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë akt të rëndë.





