Shenja juaj e zodiakut lidhet ngushtësisht dhe me lidhjet tuaja romantike. Sipas horoskopit, këto 3 shenja kanë gjasa të martohen shumë vonë.

Dashi

Dashi e shijon shumë nisjen e një marrëdhënieje dhe fazat fillestare të saj, por kanë frikë nga angazhimet serioze sepse mendojnë se u cenohet liria e tyre. Prandaj ata përpiqen të argëtohen shumë dhe marrin çdo vendim vetë, pa pasur nevojë për një partner në krah.

Binjakët

Si një nga shenjat më sociale dhe të sunduara nga Mërkuri, një Binjak nuk sheh asnjë arsye për të qëndruar në një marrëdhënie vetëm me një person për gjithë jetën. Përveç kësaj, ata mërziten shumë lehtë dhe kanë nevojë për stimulim të vazhdueshëm për t’i mbajtur ata vigjilentë. “Ata i duan njerëzit që sfidojnë mendjet e tyre. Janë lozonjarë dhe mërziten lehtësisht. Ata vendosin standarde të larta për marrëdhëniet e tyre dhe dëshirojnë të gjejnë një partner ideal. Kjo është arsyeja pse ata janë të ngadaltë për një lidhje serioze.”

Ujori

Ujorët janë të pavarur, progresivë dhe shumë inteligjentë, ndërsa janë shumë të vetëdijshëm për lirinë e tyre. “Ata e shijojnë beqarinë dhe kur vendosin të angazhohen, kanë nevojë për një partner që u jep hapësirë në marrëdhënien e tyre. Ata nuk e vlerësojnë traditën aq shumë sa shenjat e tjera, kështu që martesa nuk është e nevojshme për ta.”