Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Nga 396 raste të reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, 15 janë regjistruar në qytetin e Durrësit. Numri total në nivel qarku i personave me covid ka shkuar në 921, duke u rënditur vatra e dytë në vendin tonë, pas Tiranës.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,

9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë,

6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,

5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër,  4 raste në Përmet,

3 raste në Lezhë dhe Peqin,  2 raste në Delvinë,

1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                             396
  • Të shëruar ne 24 orë                          105
  • Të shtruar në spitale                           338
  • Humbje jete në 24 orë                                    4
  • Testime ditore                                    1725
  • Testime totale                        131.547
  • Raste pozitive                 22.300
  • Raste të shëruara          11.578
  • Raste Aktive                     10.186
  • Humbje jete                      536

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             5163
  • Durrës             921
  • Fier                   788
  • Korçë              634
  • Shkodër            574
  • Lezhë                454
  • Elbasan             457
  • Vlorë             423
  • Berat             289
  • Kukës                 221
  • Gjirokastër        160
  • Dibër               102