Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 396 raste të reja me koronavirus ndërsa 4 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit të rëndë.

COVID-19 – Statistika (4 nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore 396
  • Të shëruar ne 24 orë 105
  • Të shtruar në spitale 338
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1725
  • Testime totale 131.547
  • Raste pozitive 22.300
  • Raste të shëruara 11.578
  • Raste Aktive 10.186
  • Humbje jete 536