Është vënë në pranga 35-vjeçari Sokrat Rajka, i cili dy ditë më parë aksidentoi më makinë një 38-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Rajka pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Viktimë e aksidentit mbeti 38-vjeçari Anton Çurakaj.

Njoftimi i policise:

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.