Ka përfunduar së rindërtuari shkolla e parë e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, sipas të cilit punimet përfunduan për 4 muaj: nga 1 korriku më 1 nëntor.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Shkolla ka një kapacitet për 720 nxënës, 20 klasa, 4 laboratorë; do të jetë e pajisur me sistem antizjarr, bibliotekë e sallë leximi si dhe sistem kamerash. Po ashtu ka tarracë të shfrytëzueshme, dritare termike, shkallë emergjence.