Të gjthë kemi në garderobë diçka aq të rehatshme sa do të donim të mos e hiqnim kurrë nga trupi. Në rastin më të mirë, është një veshje kashmiri! Të blesh veshje prej një materiali të tillë është investim prej të cilit nuk do të pendoheni. 

Një komplet kashmiri, një bluzë e tillë apo një pallto nuk njeh kohë dhe as temperatura të ulëta. Duket se njerëzit u bindën për një përfundim të tilla gjatë periudhës së karantinës, kur veshën gjënë më të rehatshme në botë; kashmirin! 

Përpos kësaj, dukeni të veshur shtrenjtë, me shije dhe nxirrni në pah më të mirën e trupit tuaj!