Një makinë në ecje ka shpërthyer në flakë në Maliq.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale, ndërkohë që në mjet ndodhej shoferi, i cili është shpëtuar mrekullisht.
Makina ka qenë me impiant gazi dhe kjo dyshohet që ka qenë arsyeja që ka sjellë edhe defektin teknik.
Forcat zjarrëfikëse dhe ato policore kanë mbërritur në vendngjarje.





