Deputetja socialiste Elona Gjebrea ka humbur ditën e sotme babanë. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë deputetja me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku dhe ka rrëqethur me fjalët. Ajo thotë se do ta kujtojë gjithmonë si një baba model, gjysh shembullor dhe bashkëshort ideal.

“Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpëtim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal. Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”, shkruan Elona Gjebrea krah fotos së të atit.