Një 37-vjeçar me inicialet B.L., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë, 37-vjeçari mori 6.8 milionë Lekë të vjetra nga kasaforta e biznesit, ku ishte i punësuar në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6.4 milionë Lekë të vjetra që u gjetën në banesën e 37-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.