Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinit.
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.





