Pas mbledhjes qeverisë Ministrja Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat theksoi se sot është marrë vendimi për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve.
Sipas ministres, ky vendim vjen pasi çmimet e karburanteve janë stabilizuar si para krizës së vitit 2021.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, ka thënë ndër tët tjera Ibrahimaj.