Moti për ditën e nesërme prite të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, sipas parashikimit nga SHMU.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të  ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen

  • në zonat malore 15 deri 26°C
  • në zonat e ulëta 17 deri 31 °C
  • në zonat bregdetare 19 deri 30°C