Enkelejd Alibeaj ka folur për situatën e fundit të krijuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Alibeaj: PD është baza, janë njerëzit dhe aty nuk ka një ndarje të lidhur me atë që ka ndodhur gjatë kësaj kohe. Në mbledhje, asnjëri prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë nën presion. Unë isha në mbledhje dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë nën presion., ka pasur qëndrime të ndryshme, por… Kryetarët e degëve janë PD-ja. Nuk ka pasur dhunë, por fjalë ka pasur, jam dakord. Nëse ndonjëri nga ju është ndjerë i fyer dhe në një situatë jo normale ju këkroj dhe ndjesë.

Do duhet që një orë e më parë PD të marrë formën e plotë të funksionimit të saj. Zgjatja e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte zgjidhja më e mirë. Ka qenë vendim i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, që ne do të vazhdonim me kryetar të komanduar deri pas zgjedhjeve. Ishte e arsyeshme dhe e nevojshme që menjëherë sat ë mbaronin zgjedhjet vendore të hynim në riformësimin e PD-së. nuk arrij ta kuptoj që edhe pas një zgjatjeje prej 1 viti e ca ne të marrim ende kkohë. Kohë për çfarë. Duhet të vendosim rregulla në Statut që e bëjnë pothuajse jo të domosdoshme se cili është kryetari i partisë. Ndaj edhe në mbledhje unë propozova një statut të ndryshuar, i cili do duhet të bëjë këtë gjë, një parti me rregulla ku gjithsecili të gjenë vendi ne tij.