Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të Francës, Annecy.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në një park pranë liqenit të qytetit, teksa autori është arrestuar.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka konfirmuar arrestimin me një postim në “Twitter”. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, sipas mediave lokale.

Sulmi me thikë ka ndodhur në orën 9:45 në një park të vogël me lojëra në një kopsht. Kryeministrja Elisabeth Borne u nis menjëherë për në Annecy, në Francën juglindore, në kufirin me Zvicrën.