Teuta është e destinuar t’i nënshtrohet një revolucioni të shpejtë në ekip në prag të fillimit të sezonit të ri në Superiore. Pasi nuk arriti të kualifikohej në Konferencë Ligë, “hemorragjia” ka qenë e dukshme në kampin blu, ku bën pjesë edhe trajneri Edi Martini. Pas dakordësisë si “xhentëlmen” për t’u larguar, mes trajnerit dhe presidentit të Teutës, “djemtë e detit” kanë mbetur pa trajner dhe në këto kushte, drejtuesit blu kanë nisur bisedimet me disa trajnerë të paangazhuar për të marrë drejtimin e skuadrës.
Presidenti po merr kohë për vendimin përfundimtar. Kështu, momentalisht në skenë nuk ka asnjë emër që mund të lakohet. Trajneri i ri pritet të jetë një që s’e ka drejtuar më parë Teutën dhe me shumë mundësi i huaj. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë rrjedhe do të marrin gjërat, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vendim tjetër surprizë nga drejtuesit e klubit.
Në sezonin e shkuar, Teuta u drejtua nga tre trajnerë. Sezoni nisi me ish-kapitenin Renato Arapi, më pas disa ndeshje i drejtoi Bledi Shkëmbi, që stafetën ia la Edi Martinit.
Qershori do të jetë muaj i nxehtë për Teutën, pasi do t’u duhet që të operojnë edhe në merkato. Ideja është që kur të nisë stërvitja në korrik, gjithçka të jetë gati dhe grupi të jetë i kompletuar në çdo drejtim. Natyrisht, duke qenë se në fillimtë korrikut ekipi nis seancat stërvitore, gjatë gjithë muajit qershor klubi do të studiojë futbollistët që i duhen dhe ata që vlejnë për t’u afruar në ekip.
Por tek ekipi i Teutës, si fillim duhet të marrë zgjidhje çështja e trajnerit. Trajneri që do të afrohet do të jetë jo për një Teutë në fundin e klasifikimit, por synimi do të jetë që të ndërtohet një ekip shumë i fortë dhe të jetë faktor në kampionat. Teuta ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatëkësaj kohe ata po punojnë për riformatimin e skuadrës. Afrimet e reja do të jenë të pikasura mekujdes dhe profesionalizëm. Ekipi duhet të ketë kualitet, karakter, forcë, pasion, uri për sukses.
Teuta kurrsesi nuk duhet të zhgënjejë sërish tifozët. Është shumë e rëndësishme që klubi të ndërtojë një sistem bazuar te kërkesat e trajnerit dhe stafit teknik për përzgjedhjen elojtarëve, në mënyrë qe sportdashësit t’i serviret një ekip kompakt që luan një futboll argëtues. Drejtuesit në bashkëpunim me trajnerin që do të përzgjedhin lojtarët që do të përbëjnëekipin për sezonin e ri futbollistik. Priten edhe disa përforcimenë merkaton në vijim. Ekipi ka objektiva të qartë, Teuta duhetdhe do të flasë vetëm në fushën e lojës.