Arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës të moshës 37 vjeç, njëri prej tyre i akuzuar për vjedhje pompash uji, ndërsa tjetri pasi u kap i dehur në timon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur pompën e ujit në një pallat në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së tre pompave të ujit në banesën e shtetasit A. M., më datë 27.05.2020.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.