Ndalohet një 33-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim kombëtar.  

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: D. C., 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018. Pas kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi D. C., kanë gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak.