Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Milanos.

Berlusconi u shtrua sërish në spitalin San Raffaele në Milano, në të njëjtin institucion në të cilin u shtrua më 5 prillin e kaluar dhe nga ku doli më 19 maj, 45 ditë më vonë.

Shtrimi në spital u bë i nevojshëm për shkak të pneumonisë, një ndërlikim i leuçemisë kronike mielomonocitare që e ka prekur prej disa kohësh.

Nga mediat italiane mësohet se drejtuesi i Forza Italia ka mbërritur në San Raffaele në orët e para të pasdites së sotme i shoqëruar nga eskorta e tij. Ai ndodhet në repartin Q1 (njëlloj si në shtrimin e fundit), por nuk është i shtruar në terapi intensive. Ky shtrim i ri vjen në mënyrë të papritur: për nesër delegacioni i Forza Italia në Qeveri u ftua në Arcore për një rikuperim të plotë në person të parë të veprimtarisë politike të ish-kryeministrit.

Ministri i Jashtëm, Tajani, megjithatë, saktëson: “Këto janë kontrolle që tashmë ishin parashikuar absolutisht, vetëm prej disa ditësh janë sjellë përpara”.

Berluskoni, nga sa mësojmë, do të kalojë natën në spital dhe tashmë ka marrë një vizitë nga vajza e tij Marina.