Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Statovci ka publikuar një foto, ku shkruan “Duke draftuar…“, një ironi drejtuar si mesazh kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dy ditë më parë propozoi tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, një draft statut për Asosacionin e komunave me shumicë serbe.
Më datë 8 Qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës.
Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit.
Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.