Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Durrësit Nevruz Çela ka prekur thellë kolegun e tij të dikurshëm, Bardhyl Agasi. Në një letër të ndjerë që Agasi ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm shkruan ndër të tjera se pavarësisht se vinin nga dy pole të kundërta të politikës, ata i lidhte një miqësi e sinqertë dhe që zgjaste prej shumë vitesh.
“Edhe pse ne kahje te kunderta politike Nevruz Çela te imponohej me sjelljen dhe qendrimin e tij te nje demokrati te ndershem dhe te vertete. Edhe pse me nje jete te vuajtur ne regjimin e kaluar, ai kurre nuk manifestoi shenje urrejtje apo hakmarrje, por ishte bindes me force argumentuese ne qendrimet e tij. Ai luftoi per vendosjen dhe konsolidimin e nje demokracie te vertete dhe me figuren e tij u be nje shembull i nje politikani te urte dhe vizionar, duke qene i papajtueshem me çdo shkelje dhe devijim sado te vogel nga rrugetimi demokratik i vendit. Edhe kur u shkeput nga jeta aktive politike, ai ruajti tiparet me te mira te qytetarit te kulturuar, me thjeshtesine dhe urtesine e tij”,- shkruan ndër të tjera në letrën e tij shkrimtari dhe politikani Bardhyl Agasi.
Letra e plotë e ish-deputetit Agasi:
Sapo mesova nga redaksia juaj nepermjet nje shkrimi te gazetarit te njohur Bujar Qesja per ndarjen nga jeta te mikut tim te nderuar Nevruz Çela, Vuçit te dashur, ish-deputetit demokrat ne legjislaturen e pare te zgjedhjeve te marsit 1992.,, Njeriut shembullor, per urtesine e tij, per thjeshtesine e pashoqe, per angazhimin dhe kontributin e tij te shquar ne sherbim te qytetit dhe te qytetareve te Durresit, per karakterin e tij te formuar, per aftesite e tij komunikuese, U njoha nga afer dhe lidha miqesi me Vucin kur te dy, bashke me dr Mirin, Moikomin nga PS dhe doktoreshë Miren, inxhinier Bashkimin dhe Vedatin ishim deputete ne Kuvendin e Shqiperise, Ne ata muaj te pare udhetonim se bashku deputete socialiste e demokrate me te njejten makine dhe kjo na lidhi edhe me shume,
Grupi i deputeteve te Durresit dhe ne ate lufte te eger politike, u dallua per fryme mirekuptimi dhe bashkepunimi, kur behej fjale sidomos per interesa te perbashketa te qytetit, gje qe vlerësohej nga te tjeret dhe na vihej dukje shpesh kjo gje nga ish-kryetari i Kuvendit, i ndjeri Pjeter Arbnori. Edhe pse ne kahje te kunderta politike Nevruz Çela te imponohej me sjelljen dhe qendrimin e tij te nje demokrati te ndershem dhe te vertete. Edhe pse me nje jete te vuajtur ne regjimin e kaluar, ai kurre nuk manifestoi shenje urrejtje apo hakmarrje, por ishte bindes me force argumentuese ne qendrimet e tij.
Ai luftoi per vendosjen dhe konsolidimin e nje demokracie te vertete dhe me figuren e tij u be nje shembull i nje politikani te urte dhe vizionar, duke qene i papajtueshem me çdo shkelje dhe devijim sado te vogel nga rrugetimi demokratik i vendit. Edhe kur u shkeput nga jeta aktive politike, ai ruajti tiparet me te mira te qytetarit te kulturuar, me thjeshtesine dhe urtesine e tij. Te gjitheve u bente pershtypje tek e shikonin tek shkonte rrugeve te qytetit me biçikleten e tij te vjeter prej disa dekadash. Edhe pse vitet e fundit jetonim ne qytete te ndryshme, takimet tona dhe bisedat telefomike ishin te vazhdueshme dhe per mua Nevruz Çela mbeti gjithmone nga miqte e mi me te dashur dhe me te çmuar. Ngushellimet me te thella Veres, zonjes se tij aq te nderuar, vajzes, djalit dhe te ruajne kujtimin e tij me krenari, si çdokush qe e ka njohur kete njeri te madh dhe fisnik.





