Kryeministri kanadez, Justin Tradeau ka zhvilluar një takim të papritur sot në Kiev.

Vizita e tij vjen në kuadër të solidaritetit për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe mbështetjes së vazhdueshme për vendin.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, ai tha se Kanadaja do të jetë pjesë e një përpjekjeje shumëkombëshe për të trajnuar pilotët luftarakë ukrainas.