Ministrja e Arsimit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar rreth rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ministrja shprehet se për provimin e Gjuhës së Huaj; “kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.

REAGIMI:

Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!