Një 11-vjeçar ka ndërruar jetë në Budapest. I mituri humbi ndjenjat në një aeroplan të “Turkish Airlines”, i cili sapo fëmija u ndje keq, bëri një ulje emergjente në Budapest.
Gjendja shëndetësore e fëmijës u përkeqësua gjatë fluturimit dhe piloti i avionit u detyrua të bënte uljen emergjente.
Fëmijës iu dha ndihma mjekësore menjëherë pas uljes së avionit në Budapest, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjen e mjekut, 11-vjeçari humbi jetën.