Koreja e Veriut ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me Rusinë duke i uruar kësaj të fundit fitoren në konfliktin e armatosur kundër Ukrainës, sipas një telegrami të udhëheqësit Kim Jong Un dërguar presidentit rus Vladimir Putin në Ditën e Rusisë.

“Në ditët e sotme, lufta e popullit rus kundër kërcënimeve dhe sfidave në rritje nga forcat armiqësore që po përpiqen të minojnë sovranitetin e vendit po kalon një fazë të re vendimtare”, u shpreh Kim Jong Un, teksa shtoi se populli i Koresë së Veriut ishte plotësisht mbështetës dhe i bashkuar me Rusinë në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare.

“Drejtësia do të mbizotërojë gjithmonë dhe populli rus do të vazhdojë të lavdërojë historinë e fitores”, shtoi lideri i Koresë së Veriut.