Tre pikave të rëndësishme të paketës së ndryshimeve që ai premton me rikthimin e tij në politikën aktive dhe në krye të PD-së 1 vit pas dorëheqjes, Lulzim Basha u mëshoi sot gjatë një takimi me gra demokrate në Tiranë.

Basha goditi ashpër marrëveshjen PD-PS në 2008 për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se zgjedhjet e 14 Majit tregojnë se treshja Rama-Berisha-Meta janë pakicë. “E vërteta është se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-ës është varri i demokracisë. Sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja bëri bypass. Do të kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca, në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Listat e hapura, vetingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë tre propozime bazë dhe 80-90% e qytetarëve të pyetur para dy vitesh ishin pro këtyre propozimeve.

14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Të tre janë pakicë. Shumicës duhet t’i japim mundësi të flas, t’i japim zërin. Ndryshimet në sistemit politik dhe meritokracia në politikë do t’i hapin rrugën edhe fushave të tjera të jetës”, tha Basha.