Deputeti i PD, Lefter Gështenja i ftuar në studion e emisionit “Log.” u shpreh se sot më shumë duhet të flasin për probleme që kanë shqiptarët, për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ku sic tha ai PS ka fituar edhe në zona ku qendra shëndetësore është kthyer në WC.
I ndalur tek situata brenda PD, Gështenja tha se ajo që i ndan dy grupimet është zgjedhjet brenda partisë. Një grup kërkon të zgjidhet kryetar pastaj strukturat ndërsa pjesa tjetër kërkon të kundërtën.
Sipas tij, PD nuk ka nevojë për një njeri që të jetë i diplomuar për kryetar.
“Unë çdo ditë do të doja të flisnim më shumë për problemet që ka vendi, më shumë për arrestimet e bujshme që janë bërë, do të duhet të flisnim për rezultatin zgjedhor sesi shpjegohet rezultati zgjedhor, harta mavi ku PS ka fituar në disa zona ku qendra shëndetësore është kthyer në një WC, ka fituar në disa zona ku shkolla është si në mesjetë.
Këto kërkojnë një shpjegim. Patjetër që ne duhet të flasim edhe për situatën ku ndodhet PD. Por unë do të doja
Unë e kam thënë që e kam të vështirë të flas për familjen time politike që ti nxjerr në studiot televizive.
Po është e vërtetë që PD, grupi parlamentar ku bëj pjese është mundësia për të zhvilluar një proces zgjedhor sipas statutit. Kush është problemi? Janë dy rryma, njëra grupi parlamentar ku ne bëjmë pjesë, hartuam një platformë e cila ishte si ajo që 32 deputetë e firmën një vit më parë për mënyrën si do realizohet procesi zgjedhor. Për të kryer procesit zgjedhor nga qelizat deri tek kryetari i partisë. Sot pas një viti nuk pranohet kjo platformë. Nga pjesa tjetër kërkojnë me urgjencë që të zgjidhet kryetari dhe pastaj të tjerat. Nëse ne kërkojmë hapje të partisë duhet një analizë pse sot PD është në këtë situatë. Ne duhet të reflektojmë dhe duhet të reagojmë për këtë.
Nuk do doja të merresha me emra. Unë kam besuar se Basha ka dhënë dorëheqjen, kemi kontribuar realisht që ky grup të jetë i konsoliduar, që ky grup parlamentar të bëjë një opozitë me të mirat dhe të këqijat.
Unë personalisht në çdo mbledhje kam thënë që duhet të jemi në terren të takojmë strukturat. Nuk ndodhi.
Ne kërkojmë një garë dhe gara nxjerr emrin.
Nuk besoj se PD do të dojë një njeri që të jetë diplomuar për kryetar. Çdo njeri duhet të ketë të drejtën për të garuar. Nëse ne në 32 vite, PD ka bërë më shumë se cdo parti tjetër gara”, tha Geshtenja.