Së bashku me Xhovane Elber, Karsten Janker kishte formuar te Bajerni një dyshe të frikshme në fillim të viteve 2000, 105 gola në total (48 Janker dhe 57 Elber).

Lojtari gjerman tregoi në një intervistë për “Bild” se si kishte reaguar kur e Franc Bekenbauer e kishte telefonuar.

“Një natë ra telefoni, jam Franc Bekenbauer të lutëm më telefono sa më shpejt. Mendova se po tallte b*** ndonjë shok. Nuk e besoja. Një ditë më pas firmosa me Bajernin”, tha Janker.