Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Zëvendëskryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetet Klotilda Bushka dhe Dhurata Çupi, u pritën sot nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén në një vizitë zyrtare në Suedi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryetarja Nikolla përmes një postimi në rrjete sociale, ku thotë se vuri në dukje se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve po nxiten edhe nga intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar.

Ajo shprehu vlerësoi mbështetjen e palëkundur, të vendosur dhe solide të Suedisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera Nikolla shkruan se kanë diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të dyanshëm, si infrastruktura, transporti detar, tekstilet, bujqësia.

 “Shqipëria në BE, Suedia në NATO, Kosova në KiE, ishin kryefjalët e takimit me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Riksdag, z. Andreas Norlén.

Intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar nxit marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ndihmën e Suedisë për zhvillimin, mirëqenien dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Përgëzime kolegut Norlén për kontributin e tij dhe të Riksdag në përmbushjen me sukses të Presidencës Suedeze të Këshillit të BE.

Mirënjohje ndaj Suedisë për mbështetjen e palëkundur, të vendosur dhe solide ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

I shpreha kolegut Norlén mbështetjen e fortë të Shqipërisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Kjo e bën Aleancën më të fortë dhe Evropën më të sigurtë.

Diskutuam për nxitjen e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të dyanshëm, si infrastruktura, transporti detar, tekstilet, bujqësia etj. Reformat e ndërmarra nga Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë kanë krijuar një klime të favorshme për investimet e huaja.

I shpreha mirënjohjen kolegut Norlén për mbështetjen e Suedisë ndaj Mocionit të Shqipërisë për një Rezolutë të re të AP të KiE mbi të ashtuquajturën Rezoluta Dick Marty e vitit 2011 dhe kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE.

Shqipërisë dhe Suedi do të vijojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të , të paqes e sigurisë në Evropë e më gjerë.

Ftova dhe pres me kënaqësi Kryetarin Norlén për një vizitë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Nikolla.