Vala e nxehtë po përfshin Evropën, ku moti tregon temperatura mjaft të larta për muajin qershor, pasi vetëm në Spanjë temperetura arrin 45 gradë, ndërkohë që ka edhe një thatësirë të zgjatur.

Sipas modelit të bloomberg.com, temperaturat pritet të arrijnë 34 gradë Celsius në Berlin dhe 27 gradë Celsius në Londër javën e ardhshme, sipas modelit të Qendrës Evropiane për Parashikimet e Motit në Rang të Mesëm.

“Temperaturat parashikohen të jenë jashtëzakonisht të larta gjatë 6-10 ditëve të ardhshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Skandinavinë jugperëndimore dhe në Ishujt Britanikë”, sipas Maxar Technologies.

Gjithashtu, Oslo mund të shohë temperatura prej 30 gradë Celsius këtë të enjte dhe të premte, rreth 6 gradë Celsius mbi nivelet normale, sipas Maxar. Amsterdami dhe Parisi pritet të jenë më ngrohtë se zakonisht gjatë fundjavës, ndërsa në Romë do të ketë mot pak më të butë.