Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë urgjente për mediat ka sqaruar arsyet se përse është auluar mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë me atë të Gjakosë.

Rama theksoi se i ka kërkuar Kurtit që të zhvillohet më parë një takim që do të diskutojë situatën në veri dhe pozicionin ku ndodhet Kosova në raport me ndërkombëtarët.

Ai theksoi gjithashtu se situata në veri të Kosovës i intereson Albin Kurtit dhe Vuçiçit për politikat e tyre të brendshme.

Përpjekja ime me kryeminstrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi. Siç unë them atë që mendoj, edhe Albini thotë atë që mendon.

Për mua nuk ka surpriza nuk ka gjera të panjohura, sepse siç më njeh ai mua, e njoh dhe unë atë. Ai beson vërtetë që thotë diçka të rëndësishme dhe diçka që unë dua ta marr në konsideratë. Ka dy njerëz të interesuar për Asosacionin, Kurti dhe Vuçiç, sepse për mënyrën se si e kanë ndërtuar politikën e brendshme, ju duhet armiku i jashtëm.

Pse e çon Vuçiç ushtrinë në kufi me Kosovën, kujtoni ju se ai mendon se një ushtar serb mund të futet në Kosovë? Apsolutisht jo1 Ai nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist në beograd.

Për ça këndojnë ata ushtarët serbë “kosova është e jona”? këndojnë për ata që e dëgjojnë në Serbi, këngë mitingu. Për çfarë i duhet Kosovës ky konflikt me Serbinë, kur Serbia e ka humbur luftën që në vitin 1999-të dhe nuk ëhstë më kërënim për Kosovën, jo se është Albin Kurti aty, por sepse aty është Amerika.

Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi. Duhet për politikë të brendshme“, tha Rama.