Si rrallëherë, Shkëlzen Berisha postoi një foto me vajzën e tij Medina, e cila tashmë është rritur dhe është maturante.

Si vajza ashtu edhe djali i Shkëlzenit prej vitesh jetojnë në Suedi, me ish-bashkëshorten e Shkëlzenit, Sadijen. I ati ka udhëtuar drejt këtij vendi për të kremtuar bashkë me të një moment mjaft të veçantë: atë të diplomimit.

“Nga çerdhja në maturë … in an eye blink … suksese Medina.”- shkruan ai krah fotove ku pozon i buzeqeshur me të bijën.

Dhe nuk ka munguar një koment shumë i bukur nga Armina Mevlani e cila shkruan “Ju dua”. Blogerja është shprehur dhe më herët se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e partnerit të saj.