Një nga prezantueset më të vjetra të Mediaset, Maria De Filippi nuk mungoi në funeralin e Silvio Berlusconit.

Një ditë më parë, ajo zgjodhi të vishej me të bardha, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo, veshja e saj nuk kaloi pa u vënë re, dhe kjo nuk ishte e paqëllimshme.

Mediet italiane shkruajnë se e bardha ishte një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Maria, si një mike e vjetër e tij e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni.