Pas rrëzimit të kërkesës për ndryshimin e VKM-së për ndërtimin e kateve pa leje nga Gjykata Kushtetuese, Gazment Bardhi është shprehur që ky ka qenë një vendim i shpallur nga kryeministri Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka thënë për GJK që nuk i ka rezituar presionit shantazheve të kryeministrit.

Bardhi: Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.