Nëntë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Turqinë juglindore gjatë një mosmarrëveshjeje mbi pretendimet territoriale.

Sipas autoriteteve, mosmarrëveshja shpërtheu midis dy familjeve që po grindeshin për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.

Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregojnë trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, ku tre prej tyre mbanin automatikë kallashnikov.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndezi zjarrin në parcelën në fjalë.