Kryeministri i vendit Edi Rana ka pritur me ceremoni zyrtare paraditen e kësaj të premteje homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

Orban ka mbërritur në Shqipëri që ditën e djeshme, gjë që e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook-un e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, pritet që krerët e dy qeverive të nënshkruajnë marrëveshje sot e më pas do kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme!“, ka shkruar më herët Orban.