Sot të gjitha universitetet në vendin tonë do të nisin mësimin online.
Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë mësimin online në universitetet publike dhe private, teksa 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.
Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri online e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.
Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke penalizuar edhe universitetet.





