Pas publikimit të videos erotike të Safet Gjicit në zyrat e bashkisë Kukës, ka reaguar qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, pas mbledhjes së qeverisë, u pyet nga gazetarët për qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Ajo bëri me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë vendim ditën e sotme për shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit.

Ibrahimaj: Sot këshilli i ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut Kukësit.

Pas publikimit të kësaj video, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.