Skandali i videos erotike të kryebashkiakut të shkarkuar tashmë të Kukësit, Safet Gjici, brenda në zyrat e bashkisë, ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Kanë qenë të shumtë personazhet e politikës, të medias dhe të rtin të cilët e kanë cilësuar si skandal aktin seskual të Safet Gjicit brenda zyrave të Bashkisë së Kukësit, me një vajzë e cila ende nuk është identifikuar.
Por nga komentet më epike ka qenë ai i reperit Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, i cili duke ironizuar aktin thekson se duhet të ecim “vetëm përpara”.
Sipas tij rasti i Gjicit nuk është i vetmi, pasi janë të shumtë politikanët në Shqipëri që abuzojnë me detyrë, dhe se i kanë kthyer zyrat shtetërore në ambinete motelesh për vete dhe “damat’ që i shoqërojnë.
Kujtojmë që menjëherë pas bërjes publike të videos skandaloze, Safet Gjici dha droëheqjen ndërsa ju këkroi falje qytetarëve për tradhtinë që ju bëri.
Ndërkohë që në mbledhjen e qeverisë me vendim të Këshillit të MInistrave ai u shkarkua nga detyra.
Tashmë pritet që brenda 4 javësh Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.