Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin ku ndalohet ndryshimi gjinisë dhe ka urdhëruar krijimin e një instituti psikiatrik që synon të studiojë sjelljen e anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Michael Muraska, gjatë një mbledhjeje në të cilën po diskutohej projektligji për ndalimin e “ndryshimit të gjinisë” në Rusi.
“Dua të theksoj se për momentin ka një urdhër të presidentit për të krijuar në bazë të qendrës federale psikiatrike një institut shtesë që do të studiojë jo vetëm këto, por edhe një sërë drejtimesh sjelljesh, ndër sjelljet sociale të të cilave”, u shpreh Mouraska.
Në dhjetor të vitit 2022, Putin nënshkroi një ligj që ndalon “propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale, pedofilinë dhe ndryshimin e gjinisë.